- 27 Feb 2020
Javë më parë, në rrugën "Muharrem Fejza" është vërejtur se ka filluar të ndërtohet një aneks, pa leje nga organi përkatës.
Inspektorët e zonës kanë ndërmarrë me kohë të gjitha veprimet ligjore, dhe i kanë dhënë afat palës që t'i rrënojë vetë shtyllat e ndërtuara pa leje.
Meqë pala nuk ka vepruar, sot, angazhuam kompaninë përgjegjëse që të ekzekutojë vendimin e rrënimit.
Ju bëjmë thirrje përsëri të gjithë qytetarëve që t'i respektojnë ligjet dhe rregulloret në fuqi, sepse në të kundërtën do të ballafaqohen me vendime të tilla!