- 10 Mar 2020
Të dashur qytetarë,
Që nga sot Komuna e Prishtinës do të fillojë masat e para parandaluese për COVID19.
Për shkak të rrezikut më të lartë nga virusi për të moshuarit, që nga nesër do të mbyllen përkohësisht Qendrat Sociale për të Moshuarit si dhe do të bëjmë dezinfektimin e të gjithë autobusëve të Trafikut Urban. Gjithashtu, së bashku me ekipet punuese gjatë këtyre ditëve do të shqyrtojmë edhe aplikimin e masave të tjera parandaluese.
Shpend Ahmeti
Kryetar
Komuna e Prishtinës