Këshillohu për simptomat lidhur me Coronavirusin në numrin pa pagesë 194

- 12 Mar 2020

194 - është numri pa pagesë ku qytetarët e Prishtinës mund të thërrasin, në rast se kanë nevojë të këshillohen për simptomat apo gjendjen e tyre lidhur me Coronavirusin. I njejti numër, 194 shfrytëzohet edhe për thirrjet emergjente.

Ju lusim që këtë mundësi të e shfrytëzojnë racionalisht, marrë parasysh kapacitetet e kufizuara dhe seriozitetin e ndjeshmërinë e situatës në të cilën gjendemi.

Ju falemnderit paraprakisht për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin!

Kujdesi i shtuar në këtë situatë na ndihmon të mbrojmë veten dhe të tjerët!