Kino Armata dhe Teatri Dodona i anulojnë aktivitetet kulturore si masë për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit

- 12 Mar 2020

Kino Armata 

 

Për shkak të situatës së krijuar rreth përhapjes së virusit COVID-19 (Coronavirus) dhe rekomandimit të Qeverisë së Kosovës, retrospektiva e Arta Dobroshit dhe seria e filmave mbi racizmin We Are Racist Two në Kino ARMATA shtyhen për një datë të mëvonshme. Me kohë do të ju lajmërojmë për rifillimin e programit tonë të rregullt.

 

Teatri Dodona

 

NJOFTIM: Bazuar në vendimet e Komunës së Prishtinës dhe Qeverisë së Kosovës, që të dyja të datës 11.03.2020 për masat për parandalimin e përhapjes së Virusit Covid - 19, i njohur si Corona Virus, Teatri i Qytetit të Prishtinës Dodona, në përputhje të plotë me këto vendime, njofton publikun se anulohen të gjitha shfaqjet e parapara sipas programit të muajit mars 2020.