Kryetari Shpend Ahmeti priti në takim shefin e zyres së Unicef Kosovo Programme Murat Sahin dhe publicistin Adriatik Kelmendi

- 12 Mar 2020

 

Kryetari Shpend Ahmeti priti në takim shefin e zyres së Unicef Kosovo Programme Murat Sahin dhe publicistin Adriatik Kelmendi, i cili i është bashkuar kauzës së UNICEF-it për të promovuar të drejtat e fëmijëve në përgjithësi e veçanërisht të fëmijëve me aftësi të kufizuar.

Në takim u diskutua nevoja e gjithpërfshirjes së personave që jetojnë me aftësi të kufizuara, si dhe mos diskriminimit të tyre, temë e cila është ende evidente në Kosovë si në shumë vende të tjera.

Komuna e Prishtinës është duke e trajtuar këtë çështjë përmes zbatimit të politikave konkrete, të cilat do të ndihmojnë në lehtësimin e jetës së përditshme të kësaj kategorie shoqërore.

Ka ende shumë punë për të bërë, sidomos në ngritjen e vetëdijes dhe sensibilizimin e të gjithë shoqërisë sonë lidhur me sfidat me të cilat ballafaqohen personat me aftësi të kufizuar.

Andaj së bashku me partnerët tanë, sidomos UNICEF e HANDIKOS, në mbetemi të përkushtuar që të vazhdojmë avokimin për gjithpërfshirje, qasje dhe jetë më të mirë dhe të barabartë për të gjithë fëmijët pa marrë parasysh gjendjen në të cilën jetojnë.