- 13 Mar 2020
Qendrat për të Moshuar janë mbyllur si masë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Në dy qendrat në lagjet Aktash e Tophane, Komuna e Prishtinës e shërben shujtën e ngrohtë, prandaj, në funksion të përforcimit të masave mbrojtëse, sonte janë dezinfektuar.
Kujdesi i shtuar në këtë situatë na ndihmon të mbrojmë veten dhe të tjerët!