- 20 Mar 2020
Pas dezinfektimit të 200 hyrjeve kolektive të cilat menaxhohen nga Ndërmarrja Publike Banesore, Kryetari Shpend Ahmeti ka marrë vendim për dezinfektimin dhe pajisjen me dezinfektues të 300 hyrjeve kolektive në Prishtinë e që nuk janë nën menaxhimin e NPB-së, si masë shtesë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe ruajtjen e shëndetit publik të qytetarëve.
Lusim qytetarët për mirëkuptim e bashkëpunim, në mënyrë që ky aksion të ketë sukses.
Falenderojmë të gjitha ekipet në terren për angazhimin dhe kujdesin e shtuar gjatë këtyre ditëve.
Ne të tjerët të i ndihmojmë ata duke u kujdesur për mjedisin ku jetojmë, duke hedhur mbeturinat në kontenjerë dhe duke qëndruar në shtëpi e reduktuar lëvizjet që nuk janë të domosdoshme!
Vetëm kështu mund të ndihmojmë që të mbrojmë veten dhe të tjerët!
Sepse, #bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë shumë më lehtë!