Nesër dhe pasnesër kufizohet lëvizja e automjeteve deri te udhëkryqi i Taukbahqes

- 20 Mar 2020

Parashikimet e motit për ditën e nesërme tregojnë se dita do të jetë plot diell me temperaturë deri në 20 gradë Celzius. Dalja në natyrë mund të jetë e nevojshme, por në këto ditë paraqet rrezik të panevojshëm. Për të parandaluar frekuentimin e pakontrolluar, nesër dhe pasnesër kemi kufizuar lëvizjen e automjeteve deri te udhëkryqi i Taukbahqes, përveç për banorët e lagjes. Kërkojmë falje për këtë kufizim, por është i domosdoshëm për të zbatuar masat mbrojtëse kundër COVID-19 dhe siguruar distancimin social. Edha autobusët e Trafikut Urban do të qarkullijnë vetëm deri te udhëkryqi i Taukbahqes.

Të qëndrojmë në shtëpi, duke reduktuar lëvizjet që nuk janë të domosdoshme!

Është e vetmja mënyrë që të e fitojmë këtë betejë!