- 10 Apr 2020
Kryetari Ahmeti e njoftoi Kryeparlamentaren Osmani me të gjitha masat mbrojtëse të ndërmarra nga ana e Komunës së Prishtinës për të luftuar pandeminë e #covid19, sfidat me të cilat po ballafaqohet në terren dhe kërkesat e nevojat e qytetarëve në këtë kohë.
Gjithashtu, u diskutua për pakon ekonomike për ndihmë ndaj bizneseve, e cila pritet të votohet në mbledhjen e Kuvendit Komunale gjatë pasditës.
Kryeparlamentarja Osmani e përgëzoi Kryetarin Ahmeti për të gjithë punën, organizimin dhe masat e ndërmarra për të parandaluar përhapjen e #covid19 në Kryeqytet.
Në takim u diskutua edhe mundësia e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në mes të institucioneve dhe koordinimi ndërkomunal në mënyrë që luftimi i pandemisë të përballohet me sukses dhe që kjo sfidë të tejkalohet #bashkë më lehtë.