- 10 Apr 2020
Kryetari Shpend Ahmeti, bashkë me Nënkryetarin Muhedin Nushi dhe drejtoret Bujar Gashi e Adonis Tahiri, takuan sot Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia.
Në takim u diskutua lidhur me masat e ndërmarra deri tash, si dhe masat shtesë për parandalimin e shpërndarjes së mëtutjeshme të virusit.
Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Shëndetësisë do të jenë në koordinim të vazhdueshëm në këtë front të përbashkët për ruajtjen e shëndetit publik.