Sqarim

- 11 Apr 2020

Për shkak të numrit të testeve pozitive sot, Ministria e Shëndetësisë ka marr vendim me e fut Prishtinën në karantinë. Pas pak do të kemi edhe më shumë detaje se ku do të bllokohen hyrje daljet për në Prishtinë. Në ato hyrje/dalje mund të kalohet vetëm me leje speciale nga MPB.

Edhe nesër vlen qarkullimi i lejuar deri ne ora 17 për ata që kanë nevojë të dalin. Prej të hënës Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar masa tjera që vlejnë për krejt territorin e Republikës së Kosovës. Besoj që ato masa do ti shpjegojnë në ora 12:00, nesër e diele.

Për ata që janë jashtë Prishtinës, lexoni lajmërimet tona në orët në vijim.

#rriNshpi