370 pako ushqimore do të ndahen për rastet sociale e ekonomike, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike në Prishtinë

- 16 Apr 2020

Në prani të Kryetarit Shpend Ahmeti, Ambasadorit të Republikës së Turqisë z.Çagri Sakar dhe Shefi i Zyres së TIKA, H.Burak.Ceran, pranuam donacionin prej 370 pako ushqimore.

Pakot do të u shpërndahen familjeve me gjendje të rëndë sociale e ekonomike, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike në Prishtinë.

Shpresojmë që këto ndihma sadopak do të zbusin situatën e rënduar të këtyre kategorive shoqërore, sidomos tani, si pasojë e pandemisë #covid19.

Falenderojmë përzemërsisht Republikën e Turqisë dhe TİKA Kosova për përkrahjen e vazhdueshme, sidomos në këto ditë të vështira që po i kalojmë.

#rriNshpi