Shujtat e nxehta do të shërbehen prej orës 11:00 deri në 17:00, në dy lokacionet, Tophane e Aktash

- 18 Apr 2020

Vendimi i ri i Qeverisë parasheh ndryshim të orarit të kufizimit të lëvizjes. Vendimi duhet respektuar duhet, prandaj po e rrifillojmë shpërndarjen e shujtave të ngrohta me orar të zgjatur, në mënyrë që të iu ofrojmë mundësi qytetarëve të shërbehen.

Prej sot, shujtat do të shërbehen prej orës 11:00 deri në 17:00, në dy lokacionet, Tophane e Aktash.

Ju rikujtojmë që është e domosdoshme mbajtja e distancës sociale e të gjithëve që shërbehen me këto shujta.

Shëndet për të gjithë dhe ju falemnderit për mirëkuptimin!

#bashkë do të e tejkalojmë më lehtë këtë sfidë!

#rriNshpi