- 20 Apr 2020
Sot, Drejtoria për Mirëqenie Sociale ka pranuar një donacion me produkte mbrojtëse për stafin e Kuzhinës Popullore në Komunë të Prishtinës.
Dorëza, maska dhe dezinfektues të duarve janë vetëm disa nga materialet mbrojtëse që i pranuam sot nga Humanity First, me seli në Frankfurt të Gjermanisë.
Së shpejti do të pranojmë edhe produkte shtesë të kësaj natyre, në mënyrë që të përkujdesemi për masat parandaluese të përhapjes së virusit në komunitet.