FTESË PËR APLIKIM PËR ANËTAR TË KOMISIONIT VLERËSUES PËR PROJEKTET NGA FUSHAT: RINI DHE SPORT

- 22 Apr 2020

Bazuar në rregulloren e MF-NR-04/2017 për Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik për OJQ-të; rregulloren për ndarjen e subvencioneve nga Komuna e Prishtinës – Drejtoria për Rini dhe Sport dhe në rregulloren për të hyrat vetanake të institucioneve sportive vartëse të Komunës së Prishtinës si dhe bazuar në thirrjen publike për fushat: Rini dhe Sport.


Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët nuk janë nën hetime apo me precedent penal dhe që kanë përvojë në shoqërinë civile dhe fushat e sportit, u mundësohet të aplikojnë për pjesëmarrje në Komisionin Vlerësues:


Përfaqësuesi/ja e lartcekur që përzgjidhet do të jetë anëtar/e e komisionit vlerësues me të drejtë vote për vlerësimin e projekt-propozimeve komfor procedurave të rregullta administrative. Aplikuesit duhet të jenë persona me përvojë profesionale mbi 3 vite në të paktën njërën nga fushat e lartpërmendura.


Afati për aplikim është nga data 22.04.2020 deri më datën 28.04.2020.


Ju lutem dërgoni brenda kësaj periudhe të aplikimit CV tuaj në postën elektronike zyrtare: sportrini.pr@rks-gov.net


Për më shumë informata mund të na kontaktoni: tel. +383 38 230 900 , lokali 1120.