Komuna e Prishtinës pranon donacione të shumta të pajisjeve elektronike për fëmijët e Prishtinës

- 24 Apr 2020

Thirrjes tonë për të dhuruar pajisje elektronike për fëmijët e Prishtinës i janë përgjigjur shumë qytetarë dhe kompani të ndryshme.

Sot kemi pranuar 45 tableta nga Humanity First dhe 10 tableta nga Dentfix.

Gjatë javës 20 tableta i ka dhuruar Toyota Kosova e 10 të tjera kompania Rexha.

I falenderojmë të gjithë për përkrahjen e iniciativës që asnjë fëmi në Prishtinë të mos mbetet pa e vijuar mësimin në distancë.

#rriNshpi