Urime ditëlindja e dytë Kino Armata

- 28 Apr 2020

Hapësira e kinemasë të APJ-së, siç mbahej mend prej qytetarëve të Prishtinës, sot Kino Armata, filloi të shfrytëzohet nga Komuna e Prishtinës para dy vitesh.

Në ndërkohë u shndërrua në institucion kulturor alternativ që ofron program për të gjitha grupet e komunitetit. Në të njejtën kohë, shërben edhe si një vendtakim i qytetarëve dhe komunitetit kulturor e artistik të Prishtinës dhe është shembull i bashkëpunimit ndërmjet instititucioneve publike dhe komuniteteve në qytetit tonë.

Kino Armata është shembulli më i mirë i investimit të duhur dhe shumë të nevojshëm në infrastrukturën kulturore në Prishtinë në mbështetje të artit dhe kulturës në Kryeqytet.

Faleminderit shumë për punën e palodhshme dhe bashkëpunimin e mirë ekipit menaxhues të Kino Armata.