Kryetari Ahmeti viziton punimet në rrugën Bajram Kelmendi, ku nga rruga Ernest Koliqi deri te rruga 1 Tetori po rikonstruohet në tërësi

- 29 Apr 2020

Sot, bashkë me drejtorin Gëzim Mehmeti dhe drejtorin Adonis Tahiri vizituam një tjetër vendpunishte.

Rruga Bajram Kelmendi, nga rruga Ernest Koliqi deri te rruga 1 Tetori po rikonstruohet në tërësi dhe punimet po zhvillohen sipas planit dinamik dhe kushteve të kontratës së nënshkruar.

Investimet dhe punët për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Prishtinë po vazhdojnë, prandaj edhe falenderojmë të gjitha ekipet në terren për përkushtimin dhe punën e palodhshme në kohë.