- 29 Apr 2020
Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë Bujar Gashi, Drejtori i Drejtorisë së Mirëqenjes Sociale Dren Kukaj dhe Dr. Avdyl Pacolli pranuan pakot me 500 copë maska, 100 dezinfektues të duarve, 30 dezinfektues për dysheme, 5000 palë doreza higjenike dhe 50 mantila të cilat u dhuruan nga LDS Charities për stafin shëndetësor të Qendrës për Mjekësi Urgjente.
Falenderojmë donatorin dhe veçanërisht personelin shëndetësor që janë në krye të detyrës, që nga fillimi e pa u kursyer, në vijën e parë të frontit duke e luftuar pandeminë #covid19.
#bashkë do të e tejkalojmë këtë sfidë më lehtë e më shpejtë!
#rriNshpi