Rifillon shërbimi i vaksinimit të fëmijëve

- 04 May 2020

Vaksinimi i fëmijëve të cilin e kemi ndërprerë për shkak të përhapjes së #covid19, ka rifilluar shërbimin nga sot, e hënë, 4 Maj, në të gjitha institucionet e shëndetit primar në Prishtinë.

Sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike, me mbështetjen e UNICEF-it i kemi ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme mbrojtëse për fëmijët. Në Qendrat e Mjekësisë Familjare të cilat shërbimin e vaksinimit e kanë të përbashkët me shërbimet tjera, kemi vendosur tenda ku do të ofrohet shërbimi i vaksinimit. Ndërsa Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare dhe disa Qendra kanë hyrje të veçantë për këtë shërbim dhe vaksinimi do të bëhet brenda objektit.

Sot, Drejtori i Shëndetësisë Dr. Bujar Gashi, vizitoi disa prej qendrave që kanë të vendosura tendat dhe ceki se vaksinimi i rregullt është i rëndësishëm për shëndetin e fëmijëve dhe do të kryhet sipas programit dhe skemës së obligueshme për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse.

Le të ndihmojmë të i mbrojmë fëmijët tanë dhe gjithë komunitetin, prandaj të i përmbahemi me kujdes kalendarit të vaksinimit.

#rriNshpi