- 04 May 2020
Në Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, Kryetari Shpend Ahmeti bashkë me drejtoreshën për Shërbime Publike, Medina Braha dhe drejtori i Inspekcionit, Adonis Tahiri vizituan Brigadën e Zjarrfikësve në Prishtinë.
Misioni dhe puna e tyre kërkon shumë përkushtim, angazhim dhe sakrificë.
Duke rrezikuar jetën e tyre në krye të detyrës çdo ditë, ata ofrojnë mbrojtje për jetën e njeriut, pronës dhe ambientit.
Prandaj, edhe institucionet duhet të angazhohen vazhdimisht që të përmirësojnë kushtet e punës dhe të gjitha sfidat me të cilat ballafaqohen në situata të vështira.
Urime të gjithë Luftëtarëve të Zjarrit!