- 06 May 2020
Komuna e Prishtinës ka pranuar donacionin prej afro 400 fidanëve nga klubi “XTrailers” për shtimin e hapësirave gjelbëruese në kryeqytet.
Organizimi dhe plani i mbjelljes është realizuar nga Drejtoria e Parqeve dhe N.P.L “Hortikultura” Sh.A në koordinim me përfaqësuesit e klubit në lokacionet si në vijim: Bulevardi “Bill Klinton” afër Katedrales, Lakrishtë, rrugët “Trepça”, “Hyzri Talla” dhe së fundmi në rrugën “Bajram Kelmendi”. Fidanë frutor nga donacioni janë mbjellë në oborret e kopshteve: “Milingonat” në Kodër të Trimave, “Ketrushët” në Tophane, “Botanika” në Mat dhe kopshtet “Dielli” e “Ardhmëria“ në lagjen Bregu i Diellit.
Donacioni i bërë për Komunën e Prishtinës është mundësuar falë mjeteve të gjeneruara nga gara “Run green, run clean” e “Prishtina Trail Marathon 2019” realizuar me 26 maj 2019 në parkun e Gërmisë nga “XTrailers” si bartës i projektit.
Komuna e Prishtinës është mirënjohëse për kontributin në shtimin e hapësirave të gjelbra dhe shembullin që klubi “XTrailers” kanë dhënë me këtë iniciativë me shpresën që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen!
#rriNshpi