- 07 May 2020
Dhuna në familje vazhdon të jetë një dukuri sa e shëmtuar, aq edhe e përhapur, në shoqërinë tonë!
Banorë nga shtatë komuna marrin shërbime nga strehimorja për gra dhe fëmijë në Prishtinë. Por, hapësirat e këtij objekti nuk kanë qenë në në gjendje të mirë prandaj edhe kemi filluar renovimin e tërësishëm të objektit.
Drejtoria e Mirëqenjes Sociale ka ofruar mbështetjen duke hartuar projektin e renovimit dhe transformimit të strehimores, në mënyrë që të i përshtaten shërbimeve që i ofron strehimorja për rastet më të rënda të dhunës në familje që kërkojnë strehim aty.
Falenderim i madh për të gjithë ata që po punojnë që kjo strehimore të vazhdojë të mbetet një vendsterhim i sigurtë për të gjitha viktimat e dhunës në familje, pa dallim.
#STOP dhunës në familje!