Apel qytetarëve rreth blerjes së pasurive të paluajtshme

- 01 Nov 2014

Duke dëshiruar që të rikthejmë në vëmendje për të gjithë ata që dëshirojnë të blejnë pasuri të paluajtshme në kryeqytet, Komuna e Prishtinës njofton të gjithë të interesuarit se në pjesë të ndryshme të kryeqytetit janë duke u bërë evidentimet e planeve rregullative, andaj apelojmë që para se të nënshkruani çfarëdo kontratë për shitblerje të pronave, fillimisht të paraqiteni në Drejtorinë e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në mënyrë që t’i verifikoni të dhënat se nëse prona të cilën dëshironi ta blini është në përputhje me planet rregullative.

Andaj, është e rëndësishme të theksohet që mos të blini pasuri të paluajtshme në pjesët ku thuhet se do të ketë ndërtime të larta, pa u siguruar me Komunën e Prishtinës se në atë pjesë është i lejuar ndërtimi.

Në Drejtorinë e Urbanizimit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit çdo banorë mund të njihet me të gjitha planet rregullative deri në vitin 2017, ku mund të shikohet në mënyrë të detajuar se cilin plan rregullativ është në plan të zbatohet në periudha të caktuara kohore.
Ju rikujtojmë Drejtorinë e Urbanizimit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit është duke realizuar një seri matjesh dhe evidentimesh të cilat do të shërbejnë në të ardhmen e afërt për ndryshime rrënjësore në sektorin e urbanistikës.
Në këtë drejtim kjo drejtori është duke e bërë përgatitjen e matjes gjeodezike për planet rregulluese në lagjet ku janë evidentuar probleme të shumta, analizën e lejeve të objekteve me leje dhe pa leje si dhe pozicionimin e tyre në raport me planin rregullues.
 
Gjithashtu, njoftojmë të gjithë të interesuarit për njësi banesore se procesi i legalizimit nis në fillim të vitit të ardhshëm, Drejtorinë e Urbanizimit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit është në fazën përgatitore për hartimin e listës së ndërtimeve pa leje si dhe të përgatitjes së aplikacionit elektronik për legalizimin e objekteve që parashihen me ligj.
 
Ritheksojmë se të gjitha objektet që nuk i plotësojnë kushtet ligjërisht, do t’i nënshtrohen procesit të rrënimit, ndërsa na fazë të shqyrtimit janë edhe objektet me leje të cilat janë në kundërshtim me planet rregullative ekzistuese. Andaj, është tejet e rëndësishme që të konsultoheni me të dhënat që posedon Komuna e Prishtinës, Drejtoria e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, para se të vendosni që ta investoni kapitalin tuaj në një pronë të caktuar.