- 27 May 2020
Ka kohë që ky konstruksion metalik në Dardani, i vendosur në hapësire publike, është nën vëzhgim të Inspekcionit.
Pala nuk i është përgjigjur asnjë thirrjeje, dhe kësisoj nuk ka prezantuar as dokumentacion/leje për shfrytëzim.
Konform ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, Inspektorët e terrenit kanë vazhduar procedurat deri në rrënim.
Drejtoria e Inspekcionit do të vazhdojë të angazhohet edhe më shumë në terren, ashtu që të pamundësojë uzurpimin dhe degradimin e hapësirave publike.