- 03 Jun 2020
5 qershori është Dita Botërore e Mjedisit. Drejtoria e Shërbimeve Publike largon rregullisht mbeturina dhe deponi përgjatë tërë vitit. Mirëpo, për nder të Ditës Botërore të Mjedisit nga sot ka filluar një aksion njëjavor më gjithëpërfshirës për largimin e deponive ilegale në teritorin e Komunës së Prishtinës.
Falenderojmë kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve (Toifor, VZ Company, Dardania, Niti-N, Zahiri dhe KRM Pastrimi) dhe Kompaninë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK) për përkrahjen në këtë aksion.
Ndotja e mjedisit dëmton shëndetin tonë, të familjarëve tanë dhe të komunitetit. Duaje veten dhe të tjerët, mbaje Prishtinën të pastër.
Aksioni ka filluar në: Busi, Slivovë, Marevc, afër liqenit të Badovcit, Mramor, Stallovë, GRashticë e Epërme, Llukar dhe Siçevë.