Punëtoria online për zhvillimin e Planit të Veprimit për Qytetin e Gjelbër të Prishtinës u mbajt si pjesë e “Prishtina Green Week”

- 05 Jun 2020

Punëtoria online për zhvillimin e Planit të Veprimit për Qytetin e Gjelbër të Prishtinës u mbajt si pjesë e “Prishtina Green Week”. 

Hartimi i këtij plani do të ndihmojë identifikimin e prioriteteve për sfidat mjedisore, me një metodologji sistematike të paraparë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), zhvilluar në bashkëveprim me Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) si dhe Këshillin Ndërkombëtar për Iniciativa Mjedisore Lokale (ICLEI).


Politikat e qarta mjedisore e projektet konkrete me gjithëpërfshirjen e palëve të interesit do të ndihmojnë që Prishtina të bëhet pjesë hartës së “Qyteteve të Gjelbra” në botë.


Falenderojmë Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për përkrahjen e vazhdueshme për Prishtinën dhe qytetarët e saj.