Aksion për grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme në qytet

- 19 Jun 2020

Në kuadër të politikave për një qytet sa më të pastër, Komuna e Prishtinës përmes kompanisë së kontraktuar “Pastrimi” organizon aksionin pranveror për grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme si: orendi; shtretër druri ose metali; dollapë druri ose metali; tavolina druri ose metali; karrige druri ose metali; pajisje të kuzhinës; gjësende të tjera shtëpiake nga druri dhe metali.

Aksioni do të zhvillohet 5 ditë, në 5 zona të ndryshme të qytetit, si në vijim:

Plani për aksionin e grumbullimit të mbeturinave të vëllimshme në qytet: 22.06.2020-26.06.2020

 

Qytetarët obligohen që në lagjet e caktuara, sipas datave, t’i vendosin mbeturinat para shtëpive të tyre.

Informacionet shtesë në numrin pa pagesë:

0800 77 123