- 01 Jul 2020
Kryetari Shpend Ahmeti së bashk̈u me Drejtorin e KEDS-it, Alper Erbas vizituan investimet dhe punimet për futjen e kabllove elektrike nën tokë që do të sigurojë përmirësimin e furnizimit të rrymës prej 10 kw në 20 kw që ofron rrymë stabile për qytetarët e Prishtinës.
Poashtu, edhe kabllot e ekspozuara, të cilat janë të rrezikshme dhe japin pamje të shëmtuar do të futen nën tokë dhe me këto investime do të barten në furnizimin alternativ.
Projekti parasheh investim prej 16.5 milionë euro dhe do të shtrihet në gjithë Prishtinën, do të përfitojnë 95 mijë nga 120 mijë banorë dhe do të përfundojë për 6 muaj.
Falenderojmë KEDS për bashkëpunimin dhe koordinimin që shërbimi ndaj qytetarëve të jetë sa më cilësor.