- 01 Nov 2014
Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Arbërie Nagavci ka vizituar disa institucione arsimore me qëllim që të kontrollojë mbarëvajtjen e mësimit si dhe të përcjellë çështjen e ngrohjes në shkollat e Prishtinës.
Fillimisht, Drejtoresha Nagavci ka vizituar shkollat “Elena Gjika”, “Dardania” si dhe kopshtin “Dielli”. Në të gjitha këto institucione arsimore gjendja e furnizimit me ngrohje është e mirë. Në kopshtin “Dielli” është evidentuar një problem me sistemin e ngrohjes, i cili është sanuar menjëherë. Ndërsa, në shkollën “Dardania”, pavarësisht se sistemi i ngrohjes është i vjetër mbi 40 vjet dhe deri më tani asnjëherë nuk është investuar, janë bërë të gjitha riparimet e nevojshme dhe ngrohja funksionon pa probleme.
Komuna e Prishtinës njofton se është duke e përcjellë në baza ditore gjendjen e ngrohjes nëpër shkollat e Prishtinës, ndërsa në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve publike dhe ndërmarrjen “Termokos” janë duke u sanuar të gjitha defektet që paraqiten në sistemin e ngrohjes, ndërsa të gjitha shkollat furnizohen me lëndë të ngrohjes sipas nevojave dhe kërkesave.
Drejtoria Komunale e Arsimit në vazhdimësi do të kryejë inspektimet dhe mbetet e përkushtuar për mbarëvajtjen e procesit arsimor.