- 05 Jul 2020
Për tri vite rresht me Hasan Burak Ceran e TİKA Kosova bashkëpunuam e realizuam shumë projekte të rëndësishme për qytetarët e Prishtinës, kaluam shumë sfida, shkëmbyem përvoja të ndryshme por edhe përjetuam momente që do të i kujtojmë gjatë. Qendra për Autizëm e Down Syndrome, Xhamia e Çarshisë dhe Hamami i Qytetit janë tri projektet e mëdha që i nisëm bashkë gjatë shërbimit të tij.
Hasan Burak Ceran i urojmë suksese të mëtejme dhe e falënderojmë nga zemra për të gjithë kontributin e punën e palodhshme për Prishtinën e Kosovën.