- 07 Jul 2020
Në takim u diskutuan temat e përbashkëta si ndryshimet në Kodin Civil, reformat në Procedurën Penal, procesin e vettingut e Ligjin për Gjykatën Komerciale, marrë parasysh se Prishtina si Kryeqytet dhe nikoqir e qendër administrative është edhe zbatuesi i pjesës më të madhe të ligjeve në fuqi.
Në veçanti diskutuam për Ligjin e Prishtinës dhe vazhdimin e të gjitha hapave të nevojshëm për hartimin e legjislacionit sekondar e udhëzimin administrativ i cili do të i hapte rrugë formimit të Policisë së Prishtinës, si një departament në kuadër të Policisë së Kosovës.
Poashtu, u diskutua edhe për situatën e krijuar me pandeminë #covid19 dhe koordinimin për të siguruar zbatimin e masave të fundit të vendosura nga Qeveria.
Bashkëpunimi dhe përkrahja e ndërsjellë do të vazhdojnë në mënyrë që përfundohen të gjitha temat e diskutuara në këtë takim.