DMS vendos dezinfektues dhe maska në 15 stacione të autobusëve urban

- 08 Jul 2020

Në kuadër të kujdesit të shtuar karshi shëndetit publik, sot, Drejtoria për Mirëqenie Sociale, me mbështetje financiare nga Humanity First Kosova ka vendosur stacione për dezinfektimin e duarve dhe module për pajim me maska higjenike për qytetarët në pesëmbedhjetë pritore të autobusëve urban në Prishtinë. Gjithashtu, janë vendosur stacionet për dezinfektim në të gjitha hyrjet e përbashkëta te Banesat Sociale dhe të Veteranëve, në të gjitha njësitë e Qendrave për Punë Sociale dhe në pikat e Kuzhinës Popullore.
Ftojmë qytetarët që të bartin maska, t’i dezinfektojnë duart dhe të mbajnë distancën sociale.
Drejtoria për Mirëqenie Sociale shpreh falenderimin dhe mirënjohjen ndaj Humanity First Kosova për kontributin e tyre në ruajten e shëndetit kolektiv.