- 13 Jul 2020
Prishtina do të jetë qyteti i parë nikoqir në Ballkan për edicionin e 14-të të Manifestës në 2022 dhe përgatitjet tashmë kanë filluar.
Programi i Trajnimit të Kapaciteteve është zhvilluar në bashkëpunim me Manifesta 13 Marseille për të përgatitur katër profesionistë në rolin e tyre të ardhshëm si koordinatorë për FM14 në Prishtinë dhe mbahet në Marsejë të Francës.
Qëllimi kryesor i programit është që koordinatorët e përzgjedhur të mësojnë për organizatën, historinë dhe metodologjitë e saja dhe të përgatiten për Manifesta 14 në Prishtinë.
Më shumë hollësi gjeni në: https://manifesta.org/2020/07/open-call-capacity-training-programme/
THIRRJE E HAPUR: Programi i trajnimit për ngritje të kapaciteteve Manifesta 14