- 11 Aug 2020
Duke i uruar mirëseardhje, në emër të Komunës së Prishtinës, falënderova Z. Dinçer për ndihmën e shtetit turk për komunën tonë përmes projekteve të TIKA-s në përgjithësi, e veçanërisht për ndihmën dhe mbështetjen gjatë pandemisë #covid19.
Me ndihmën e TIKA-s realizuam shumë projekte të rëndësishme për qytetarët e Prishtinës. Bashkëpunimin do të e vazhdojmë në implementimin e tri projekteve të mëdha, ndërtimi i Qendrës për Autizëm e Down Syndrome, e restaurimi i Xhamisë së Çarshisë dhe Hamamit të Qytetit do të realizohen me mbështetjen e vazhdueshme të TIKA-s.
Maska. Higjiena. Distanca.