Konkurs për zgjedhjen e 4 anëtarëve në Bordin e Drejtorëve të NPL “Trafiku Urban” Sh. A. Prishtinë

- 12 Aug 2020

Në bazë të dispozitave të nenit 5, paragrafit 5.2, të nenit 16 të Ligjit nr. 03/L-087 për ndërmarrjet publike (“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës”, me 31/15 qershor 2008), Vendimit të Kuvendit të Komunës dhe Vendimit të Kryetarit të Kryetarit të Komunës për emërimin e anëtarëve të Komisionit komunal të aksionarëve për Ndërmarrjen Publike Komunale “Trafiku Urban” Sh. A. Prishtinë, komisioni komunal i aksionarëve në mbledhjen e mbajtur me 11.08.2020, mori vendimin për shpalljen e:  

 

K O N K U R S  I T

Për zgjedhjen e 4 anëtarëve në Bordin e Drejtorëve të NPL

 “Trafiku Urban” Sh. A. Prishtinë

 

 

DREJTORËT E BORDIT TË NDËRMARRJES PUBLIKE KOMUNALE, NUMRI DHE MANDATI I TYRE

 

Ndërmarrja Publike Lokale “Trafiku Urban” Sh. A., Prishtinë – 4 drejtorë;

 

Mandati i drejtorit të zgjedhur nga ana e Komisionit Komunal të Aksionarëve është tri (3) vjet.

 

 

KOMPENSIMI I DREJTORËVE TË NPL “TRAFIKU URBAN” SH.A. PRISHTINË

 

Kompensimi i drejtorëve të bordit të NPL do të bëhet në pajtim me dispozitat e nenit 20, paragrafi 20.2 të Ligjit për ndërmarrjet publike.

 

KUALIFIKIMET DHE PËRGATITJA PROFESIONALE

 

Sipas nenit 17, pika 71.3 të Ligjit për ndërmarrjet publike, një kandidat për t’u zgjedhur drejtor në Bordin e drejtorëve të NPL duhet t’i plotësojë këto kushte:

 

- të jetë person që ka integritet të njohur, duke marrë parasysh, ndër tjera, çfarëdo shkelje materiale të detyrave fiduciare që mund të ketë bërë ky person ndaj cilitdo person tjetër;

- të ketë përgatitje superiore;

- duhet ose (i) të ketë së paku pesë (5) vite përvojë – së paku në një nivel të lartë të menaxhmentit në fushën e administrimit të biznesit, financave korporative, financa, menaxhim i thesari, banka, konsulencë në biznes ose industri ose nga një fushë tjetër e shkencës ose njohurisë e cila ka të bëjë me veprimtarinë afariste të NP-së; ose (ii) për së paku pesë (5) vite, të ketë qenë kontabilist publik, jurist i kualifikuar, ose anëtar i kualifikuar i një profesioni tjetër i cili ndërlidhet ngushtë me veprimtarinë afariste të NP-së.

 

KUSHTET

 

Kandidati ka të drejtë të zgjidhet në Bordin e NPL “Trafiku Urban”, nëse:

 

- nuk ka qenë i dënuar dhe nuk është nën hetime nga një gjykatë kompetente;

- nuk ka shkelur kodin etik, apo standardet e sjellës profesionale, përveç nëse një dënim i tillë është ndryshuar nga një gjykatë ose organ tjetër i ankesave;

- nuk ka bërë përgënjeshtrime materiale nën çfarëdo dëshmie nën betim;

- nuk ka qenë në post menaxhues të ndonjë kompanie që ka falimentuar gjatë dhjetë (10) vjetëve të fundit.

 

Kandidati nuk mund të zgjidhet drejtor në Bordin e NPL “Trafiku Urban”, nëse:

 

- aktualisht është zyrtar (në kuptim të nenit 21 të Ligjit për Ndërmarrjet publike), menaxher i ndërmarrjes përkatëse, ose cilësdo nga filialet e saj;

- ka shërbyer si menaxher i ndërmarrjes publike përkatëse, ose cilësdo nga filialet e saja brenda pesë (5) vjetëve të kaluara;

- aktualisht ka, ose gjatë tri (3) viteve të kaluara ka pasur çfarëdo marrëdhënie materiale afariste (përveç si konsumator individual i shërbimit të ndërmarrjes publike) me ndërmarrjen publike përkatëse, ose cilëndo nga filialet, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë, ose të tërthortë;

- është aksionar, drejtor ose zyrtarë, në një shoqëri tregtare ose person tjetër juridik, i cili ka marrëdhënie materiale afariste me ndërmarrjen publike përkatëse;

- pranon, ose ka pranuar brenda tri (3) viteve të kaluara kompensimin shtesë nga ndërmarrja publike përkatëse, ose nga cilado filialë e saj (përveç honorarit të drejtorit ose kompensimin stimulues të përcaktuar në nenin 20 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike, ose është anëtar në skemën pensionale të ndërmarrjes publike përkatëse, ose të cilësdo nga filialat e saja;

- përfaqëson një aksionar, i cili posedon mbi dhjetë përqin (10%) të aksioneve votuese në ndërmarrjen publike përkatëse.;

- ka shërbyer në Bordin e drejtorëve të ndërmarrjes publike përkatëse, më shumë se nëntë (9) vite nga dita e parë e zgjedhjes së tij;

- është i afërm i shkallës së tretë (siç është konstatuar në përputhje me përkufizimin e interesit financiar në nenin 2 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike), i cilitdo person që i takon cilësdo nga kategoritë e sipërmendura;

- është zyrtar, drejtor ose aksionar, ose ka një interes financiar në një shoqëri tregtare që konkurron me ndërmarrjen, ose është një menaxher i lartë zyrtar, drejtor ose aksionar ( i  cili posedon më shumë se dy përqind (2%) të të drejtave të votimit), ose ka një interes të konsiderueshëm financiar në cilëndo nga shoqëritë tregtare që konkurrojnë në ndërmarrjen;

- është, ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 mujore para datës së aplikimit, ka qenë zyrtar i zgjedhur, i emëruar politik, ose bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës, në një parti politike,

- ka çfarëdo konflikti të interesave që, për nga natyra, do të shkaktonte që ky person të mos jetë në gjendje që në mënyrë efektive, me besnikëri, në mënyrë të pavarur dhe objektive t’i përmbushë detyrat e tij përgjegjëse ndaj aksionarëve dhe ndërmarrjes publike.

- nuk punon në ndonjë institucion ku bëhen politikat zhvillimore për Ndërmarrje publike përkatëse ku kandidati punon.

 

 

INFORMATË PËR PROCEDURËN E KONKURIMIT

 

Kandidatët për drejtor në Bordin e drejtorëve të NPL “Trafiku Urban, duhet t’i dorëzojnë provat e mëposhtme:

 

-CV-në,

- Letër motivimi,

- Deklaratën nën betim (formular, i cili plotësohet në momentin e dorëzimit të dokumentacionit),

- Dëshminë mbi përvojën e punës,

- Certifikatën që nuk është nën hetime dhe

- Certifikatën e shtetësisë së Kosovës.

 

Aplikuesi duhet të përgatisë deklaratën nën betim, në të cilin deklaron se ai/ajo i përmbush kushtet e kualifikimit; pavarësinë dhe përgatitjen profesionale. Çdo përgënjeshtrim material, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca, ose ndryshim material nga informatat e dhëna në deklaratën e sipër përmendur, do të rezultojë me diskualifikimin e menjëhershëm.

 

 

 

Data e shpalljes së Konkursit : 12.08.2020  deri me dt.27.08.220

 

Aplikacionet merren dhe dorëzohen në adresën Rr. UCK Nr. 2., objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës në sportelin nr. 1

Në aplikacion duhet te ceket qartë titulli i vendit te punës dhe dokumentet e bashkangjitura aplikacionit duhet te jenë kopje dhe nuk kthehen.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes.

 

Konkurs për zgjedhjen e 4 anëtarëve në Bordin e Drejtorëve të NPL “Trafiku Urban” Sh. A. Prishtinë