Të mërkuren, rruga "Agim Ramadani" mbyllet për qarkullim prej orës 08:00 - 12:00

- 17 Aug 2020

Rruga “Agim Ramadani”, segmenti prej udhëkryqit të rrugës “Karl Gega” deri te udhëkryqi i rrugës “Ekrem Qabej”, do të jetë e mbyllur për qarkullim të trafikut, të Mërkurën, 19 Gusht prej orës 08:00 – 12:00.

Në këtë kohë do të kryhen punimet në asfaltimin e këtij aksi rrugor.

Ju lusim që të planifikoni qarkullimin tuaj në rrugë alternative.

Ju falemnderit për mirëkuptimin!