Kryetari Shpend Ahmeti sot nënshkroi Marrëveshjen e Mirëkuptimit për mbështetjen dhe mbulimin e shpenzimeve të Strehimores Rajonale të Prishtinës për tri vitet e ardhshme

- 25 Aug 2020

Kryetari Shpend Ahmeti sot nënshkroi Marrëveshjen e Mirëkuptimit për mbështetjen dhe mbulimin e shpenzimeve të Strehimores Rajonale të Prishtinës për tri vitet e ardhshme
Banorë nga komuna e Prishtinës, Obiliqit, Podujevës, Lipjanit, Gllogocit e Fushë Kosovës marrin shërbime nga kjo Qendër për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve. Komuna e Prishtinës është në proces të rindërtimit të objektit të strehimores dhe pas përfundimit të punimeve objekti do të ketë kushte dhe infrastrukturë me standarde që i përshtaten shërbimeve të ofruara për rastet më të rënda të dhunës në familje që kërkojnë strehim aty.
Falenderojmë Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë për mbështetjen dhe të gjithë ata që po punojnë që kjo strehimore të vazhdojë të mbetet një vendstrehim i sigurtë për të gjitha viktimat e dhunës në familje, pa dallim.
#STOP dhunës në familje!