Aksion për grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme në qytet

- 28 Aug 2020

Po angazhohemi që të zbatojmë politika për një Prishtinë sa më të pastër, andaj përmes kompanisë rajonale “Pastrimi” do të bëjmë grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme si: orendi; shtretër druri ose metali; dollapë druri ose metali; tavolina druri ose metali; karrige druri ose metali; pajisje të kuzhinës; gjësende të tjera shtëpiake nga druri dhe metali.


Aksioni do të zhvillohet 5 ditë, në 5 zona të ndryshme të qytetit prej 31 Gusht deri më 4 Shtator dhe ju lutemi që mbeturinat e vëllimshme të i vendosni para shtëpive apo vendet e caktuara për mbeturina sipas datave dhe orareve të caktuara.


Ju falemnderit për bashkëpunimin!