Rikujtim për pagesë të tatimit në pronë - Drejtoria e Financave

- 01 Sep 2020

Të nderuar qytetarë, mos harroni të paguani tatimin në pronë. Data e fundit për pagesën e këstit të dytë është 30 Shtator!

Vëmendje;
Ministria e Financave dhe Transfereve, me vendim, ka suspenduar aplikimin e gjobës dhe interesit mbi tatimin e vlerësuar për vitin 2020 , deri me 31 Dhjetor.
Kjo nuk vlen edhe për obligimet e pakryera për vitet paraprake! Interesi(kamata) do të aplikohet për çdo muaj të vonesës për mos pagesë.

Faturën e tatimit në pronë mund ta merrni;
· Duke vizituar faqen e Komunës së Prishtinës https://prishtinaonline.com/shtyp-faturen-e-tatimit-ne-prone ! Shkarko faturën duke klikuar në butonin “fatura.tatimineprone-rks.org/ (https://tatimineprone-rks.org/fatura/) dhe “si të paguaj online”?
· E-Kioska, (pa pagesë, falas), dhe
· Shkarko faturën e tatimit në pronë në telefonin tuaj, pa pasur nevojë të shtypni faturën, dhe drejtohuni për pagesë në pikat e postës së Kosovës, banka, apo institucione të tjera financiare të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës.

Tatimin në pronë mund ta paguani në:
· Bankë, apo në institucione financiare të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës,
· “E-banking”, *përcjellin procedurat e-banking të bankës tuaj dhe
· zyrat postare.

Tatimin në pronë mund të paguani edhe nëse jetoni jashtë Kosovës!

Për më shumë vizito faqen e Komunës https://prishtinaonline.com/shtyp-faturen-e-tatimit-ne-prone , kliko në butonin “SHTYP FATURËN E TATIMIT NË PONË” (https://tatimineprone-rks.org/fatura/), dhe “
https://tatimineprone-rks.org/paguaj/jetoni-jashte-kosoves/si-te-paguani-tatimin-nese-jetoni-jashte-vendit/