- 03 Sep 2020
Sot filloi implementimi i shtegut të biçikletave në rrugën Ilaz Kodra në lagjen Dardania, ku pas rikonstruimit të tërësishëm të kësaj rruge, filloi edhe ngjyrosja e shtegut dhe vendosja e pengesave anësore.
Kjo është vetëm një prej rrugëve në rrjetin primar të shtigjeve që po bëhen në Prishtinë, pasi që projekti do të vazhdojë të implementohet edhe në shumë rrugë të tjera të qytetit.
Me gjërësi prej dy metrave, ky shteg i biçikletave bëhet shtegu i parë në Kosovë me standarde dhe me siguri maksimale për çiklistët e qytetit.
Për një kryeqytet të gjelbër me më pak vetura dhe më shumë biçikleta e këmbësorë, ky është vetëm një nga projektet që janë pjesë e planit të mobilitetit i cili po implementohet nga Komuna jonë.