- 08 Sep 2020
Kryetari Shpend Ahmeti bashkë me Agjensionin Austriak për Zhvillim (ADA) dhe Caritas-in Zviceran nënshkruan Marrëveshjen për bashkëfinancimin e projektit “Zhvillimi i qëndrueshëm e gjithëpërfshirës ekonomik rural”.
Ky projekt ka për qëllim ndihmën në zhvillimin ekonomik të zonave rurale, me fokus të veçantë në zhvillimin e bujqësisë dhe do të implementohet për 30 muaj.
Falenderojmë Qeverinë e Republikës së Austrisë dhe Agjensionin Austriak për Zhvillim (ADA) për mbështetjen e vazhdueshme për fermerët dhe bujqit e Prishtinës.