- 10 Sep 2020
Drejtoresha për Arsim Shpresa Shala bashkë me Ministren pë Arsim, Sport e Rini të Shqipërisë, Besa Shahini dhe Ministrin për Arsim Shkencë e Teknologji, Ramë Likaj vizituan shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.
Për shkak të pandemisë #covid19, vitin e kaluar shkollor një pjesë e mësimit u organizua e u mbajt nga distanca e në kushte shtëpie dhe për të gjithë ishte një përvojë e re.
Republika e Kosovës dhe e Shqipërisë e kanë të harmonizuar kurrikulën për arsimin parauniversitar andaj edhe filluan diskutimin për përdorimin e një platformë unike online për mësimin në kushte shtëpie dhe projektet e përbashkëta në funksiont ë rritjes së cilësisë të arsimit në vendet tona.