- 14 Sep 2020
Për një rikthim të sigurtë e plot gëzim në shkollë!
Nënkryetari Muhedin Nushi, Drejtoresha për Arsim Shpresa Shala e zëvendës shefja e zyrës të UNICEF-it, Larissa Bruun vizituan shkollën “Meto Bajraktari”.
Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë- PEN, në bashkëpunim me Ambasadën Japoneze dhe UNICEF-in, po e fillojnë fushatën #SkaMaLehte. Tash që fëmijët janë kthyer në shkolla, me aktivitete të ndryshme ata do të ndërgjegjësohen për rëndësisë e respektimit të tri masave mbrojtëse kryesore kundër përhapjes së #covid19: mbajtjës së distancës, maskave dhe higjienës personale.