- 14 Sep 2020
Nënkryetari Muhedin Nushi dhe Drejtoresha për Kulturë Blerta Basholli vizituan hapësirat e Arkivit Komunal të Prishtinës.
Aty bashkë me drejtorin e Arkivit Abaz Makolli, i panë nga afër punimet për fillimin e montimit të pajisjeve për ngritjen e sigurisë së lëndës arkivore të Arkivit Komunal.
Falë pajisjeve automatike, dokumentet e arkivuara tash do të jenë të mbrojtura nga rreziku eventual dhe në të njejtën kohë do të mundësohet regjistrimi i hyrje-daljeve në sallat e Arkivit.