- 30 Oct 2020
Kryetari Shpend Ahmeti, sot bashkë me Swiss Contact dhe SportMarketing nënshkruan kontratën për bashkëfinancimin e Parkut të Aventurave në Gërmi.
Parku i Aventurave do të ketë gjithsej 67 elemente në total të kategorizuara për moshat 4+ vjec, me kapacitet 110 vizitorë dhe padyshim se do të e vendos Prishtinën në hartën e vendeve atraktive për të vizituar.
Projekti i parkut do të zbatohet nga kompania Slovene KoreenSports me metodë joinvazive në natyrën ekzistuese sikurse që janë instaluar edhe në zona të mbrojtura në Bled, Bohinj, Belgjike, Austri e Norvegji.
Falënderojmë bashkëpuntorët dhe e gëzofshim së bashku!