- 06 Nov 2020
Sektori i Ndërtimit gjatë kësaj jave ka rrënuar katër objekte në katër lokacione të ndryshme, pas konstatimit të rrezikshmërisë nga Sektori i Emergjencave.
Kësisoj është eliminuar rreziku i shembjes së tyre nga vjetërsia, dhe është rritur siguria e nxënësve dhe stafit të shkollave gjegjëse.
Ky aksion, nga e hëna deri sot, është zhvilluar në Koliq, Prapashticë, Besi dhe Keqekollë.