Nesër mbyllet një segment i rrugës "Agim Ramadani" deri në përfundim të punimeve të asfaltimit

- 18 Nov 2020

Rruga “Agim Ramadani”, segmenti prej udhëkryqit të rrugës “Qamil Hoxha” deri tek objekti i Teatrit Kombëtar dhe prej objektit te Kishës Ortodokse deri tek udhëkryqi për hyrje në Fakultetin Ekonomik, do të jetë e mbyllur për qarkullim të trafikut përkohësisht, prej nesër, 19 nëntor nga ora 09:00 deri në përfundimin e punimeve të asfaltimit shtresimin e këtij aksi rrugor.
 
Ju lusim që gjate kësaj kohe të e planifikoni qarkullimin tuaj në rrugë alternative.
 
Ju falemnderit për mirëkuptimin!