- 23 Nov 2020
Fondi i bizneseve prej 5 milion eurosh do të filloj zbatimin prej sot. Çdo biznes i cili ka qarkullim deri në 50,000 euro në vit e që ka pësuar humbje nga pandemia do të mund të aplikojë për ndihmë në formë granti nga Komuna e Prishtinës. Aplikimi është i thjeshtë, vegëza në vazhdim ju dërgon në faqen ku duhet të i plotësoni të dhënat e kërkuara.
Vegëza: https://granteekonomike.prishtinaonline.com/
Ndihma është e targetuar dhe është për bizneset e vogla.
Në momentin që aplikoni, sistemi do të bëjë lidhjen me të dhënat e Administratës Tatimore, për ta lehtësuar edhe formularin në mënyrë që mos të humbet kohë në mbushjen e të dhënave.
Taksat e juaja janë paratë tuaja, dhe përdoren për ju.