- 25 Nov 2020
Sot gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal u votua dhe miratua propozim vendimi për ndihmën prej 50 EUR për cdo qytetar të Prishtinës të konfirmuar #covid19 pozitiv, në emër të shërbimeve shëndetësore. Ndërsa për pensionistët e Prishtinës të konfirmuar #covid19 pozitiv do të ndihmohen me nga 100 EUR.
Falënderoj 38 asambleistët prezent në mbledhje që unanimisht e votuan këtë vendim dhe mundësuan që të i ndihmojmë qytetarët e prekur me #covid19 në këto ditë të vështira.